Dy herë në javë nga ky ushqim, për ta parandaluar Alzheimerin

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një korrelacion midis kërpudhave dhe reduktimit të dobësisë së pjesës njohëse të trurit.

Lifestyle

13/03/2019 22:17

Kërpudhat mund të parandalojnë rrezikun e lëndimit të trurit, që nganjëherë çon në forma të demencisë, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Kombëtar të Singaporit zbuluan se njerëzit që hanë më shumë se dy porcione të kërpudhave një javë mund të ulin shanset e tyre për të zhvilluar demencinë.

Sipas Shoqatës së Alzhiemer-it, edhe pse nuk klasifikohet si një formë e demencisë, njerëzit me probleme të zonës konjitive të trurit “kanë më shumë gjasa të zhvillojnë demincinë”.

Hulumtuesit besojnë se çelësi mund të qëndrojë në një përbërës të veçantë që gjendet në të gjitha kërpudhat, ergotionin (amino acid).

Kompleksi gjendet gjithashtu në ushqime të tjera, duke përfshirë gaforret, por është më e shumtë në kërpudha.

Studimi u botua në revistën “Journal of Alzhiemer’s Disease”. /Lajmi.net/