Dy herë brenda këtij muaji u gjend drogë në burgun e Dubravës
Zyrtarët korrektues në Burgun e Dubravës gjatë patrullimit kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë dy herë gjatë këtij muaji në pavionet 3 dhe 4. Sipas raportit të Policisë, me 12 shkurt të këtij viti, në mes të këtyre dy pavioneve ishin gjetur 4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, transmeton lajmi.net. Kurse, me 23…
Lajme
Zyrtarët korrektues në Burgun e Dubravës gjatë patrullimit kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë dy herë gjatë këtij muaji në pavionet 3 dhe 4.
Sipas raportit të Policisë, me 12 shkurt të këtij viti, në mes të këtyre dy pavioneve ishin gjetur 4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, transmeton lajmi.net.
Kurse, me 23 shkurt, në shetitoren e pavionit 3, zytarët gjetën 3 gramë marihuanë.
Raporti i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
· Qendra Korrektuese Dubravë 12.02.2026-14:30. Raportohet se gjatë patrullimit mes pavionit 3 dhe 4, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
· Qendra Korrektuese Dubravë 23.02.2026-13:25. Raportohet se gjatë patrullimit në shëtitoren e pavionit 3, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./lajmi.net/