Dy hektarë tokë përçajnë Llapushnikun me Drenasin
Asamblisti i Drenasit, Bujar Thaçi, përmes një emaili ka njoftuar se në fshatin Llapushink, me datë 21 qershor në ora 10:00, do të protestohet kundër Komunës së Drenasit për, siç thotë ai, “mënyrën e ndarjes së parcelave kundërligjore për besimtarët katolikë të fshatit”.
Lajme
“Kjo ndarje ka ndodhur pa votim në Asamblenë Komunale, pa i pyetur banorët e fshatit dhe ka nxitur shumë reagime, nga ana e fshatarëve të Llapushnikut”, thuhet në njoftimin e tij.
Banorët e fshatit Llapushnik të Drenasit e kanë shprehur edhe më parë kundërshtimin që një parcelë prej dy hektarë e gjysmë të shërbejë për varreza katolike, e ku në të ardhmen mund të ndërtohet një kishë.