Dy ditë para përfundimit të afatit për formimin e Qeverisë nga Konjufca, Kërçeli “lut” opozitën: Të shmangim të paktën një palë zgjedhje
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa arsye të cilat sipas tij tregojnë pse duhet të votohet Qeveria Konjufca 1. Ai ka sqaruar rrjedhën e ngjarjes që nga problemet për të votuar kryekuvendarin, e pastaj Qeverinë Kurti. “Kanë kaluar mbi tetë muaj që nga certifikimi i zgjedhjeve të 9…
Lajme
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa arsye të cilat sipas tij tregojnë pse duhet të votohet Qeveria Konjufca 1.
Ai ka sqaruar rrjedhën e ngjarjes që nga problemet për të votuar kryekuvendarin, e pastaj Qeverinë Kurti.
“Kanë kaluar mbi tetë muaj që nga certifikimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj legjislature u humb duke kundërshtuar zgjedhjen e gruas më të votuar në Kosovë, znj. Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit. Edhe pse kjo e drejtë i takonte subjektit të parë fitues, një normë tashmë e pranuar edhe nga subjektet që nuk dolën fituese, për muaj të tërë, fatkeqësisht, inati mbizotëroi mbi arsyen. Në fund, votimi ndodhi, por me një emër tjetër. Kandidatja fillestare, e cila u kundërshtua, u pranua më pas si nënkryetare e Kuvendit. Ndërkohë, muajt kaluan dhe Kuvendi, siç pritej, nuk u funksionalizua në mënyrën e duhur. Mandatari i parë, Albin Kurti, kryeministri më i votuar në historinë e Kosovës, dërgoi letër subjektit të tret për bashkëpunim qeverisës. Ky bashkëpunim u refuzua, njësoj siç u refuzua me muaj të tërë edhe propozimi i kryetares së Kuvendit. Po ashtu, një ofertë publike iu bë edhe subjektit të pestë, e cila gjithashtu u refuzua”, ka shkruar Kërçeli.
Ai ka treguar dy mundësitë që kanë mbetur tani, shkruan lajmi.net.
“Sot jemi para dy mundësive: të shkojmë në dy palë zgjedhje radhazi, në dhjetor dhe më pas në prill; ose të shmangim të paktën një palë zgjedhje dhe të punojmë për çështjet urgjente që presin vendimmarrje në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si:
- Buxheti për RTK-në;
- Buxheti 2025 për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun;
- Buxheti për vitin 2026;
- Plani i Rritjes i BE-së;
- Marrëveshja me Bankën Botërore”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se pse të mos kursehen mbi 5 milionë euro që do të shkonin për organizimin e zgjedhjeve në dhjetor.
“Prandaj, duhet votuar në bazë të arsyes, përgjegjësisë dhe asaj që realisht përfaqësojmë e synojmë të arrijmë si institucione. Në fund të fundit, të gjitha subjektet e kërkonin të njëjtin emër vetëm para disa muajsh, shto faktin se është deputeti i dytë më i votuar në Kosovë”, ka shkruar Kërçeli. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: