Dy destinacionet e mundshme të Allegrit
Pas mbylljes së ciklit me Juventus, Massimiliano Allegri nuk do të mbetet i papunë, duke u angazhuar menjëherë si trajner te një tjetër skuadër.
Sport
Trajneri italian do të mbetet aktiv në punën e tij, por jashtë Italisë.
Mediet e njohura botërore raportojnë se 51 vjeçari ka dy destinacione për të ardhmen e tij.
Janë Paris Saint Germain dhe Bayern Munich, si skuadra favorite për të angazhuar Allegrin.
Allegri ishte pjesë e Juventusit për pesë sezone, me të cilën skuadër dominoi Italinë, duke fituar pesë tituj të Serie A./Lajmi.net/