Dy blerjet e para që Juventus dëshiron t’ia bëjë Sarrit
Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit.
Sport
‘Zonja e Vjetër’ ka arritur marrëveshje me Maurizio Sarrin, i cili do të largohet nga Chelsea për t’u rikthyer në Serie A, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.
Sipas Gianluca Di Marzio, skuadra e Juventus po përgatit dy blerjet e para për Maurizio Sarrin, përcjell ‘lajmi.net’.
Bëhet fjalë për mesfushorin Paul Pogba, i cili është rrugës për t’u rikthyer në Torino, nga ku u transferua te Manchester Unietd.
Një emër tjetër është Federico Chiesa, talenti i madh i Fiorentinës dhe Kombëtares së Italisë./Lajmi.net/