Dy adoleshentë ukrainas lëndohen rëndë pas rrëshqitjes nga çatia prej xhami (Video)
Një i ri ukrainas është nën kujdesin intensiv pasi nën ndikimin e alkoolit vendosi të rrëshqas përmes një çatie qelqi, por ra keq mbi shkallët poshtë objektit.
Bota
Jacob Polyakov përplasi kokën në shkallët e një qendre tregtare në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Miku i tij Jamal Maslow, shpëtoi më lehtë, por edhe ai theu kockat.
Dëshmitarët nxituan t’u ndihmojnë të rinjve të moshës 17 vjeçare, ku Maslow po përjetonte dhimbje të mëdha, ndërsa Polyakov ishte pa ndjenja.
Pavel Yaremenko i cili ishte aty afër i tha medieve se problemet filluan kur djemtë nisën “luajnë” në krye të ndërtesës, transmeton lajmi.net.
Videoja u kap nga një prej miqve të djemve. Të dy Maslow dhe Polyakov u dërguan në spital. (lajmi.net)