Durkee pyetet për aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Se kam lexuar, nuk e di se për çfarë akuzohen
Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Gjatë dëshmisë së tij në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Silvia D’Ascoli tha se nuk e ka lexuar aktakuzën në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në të cilin tashmë është edhe dëshmitar,…
Lajme
Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Silvia D’Ascoli tha se nuk e ka lexuar aktakuzën në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në të cilin tashmë është edhe dëshmitar, shkruan lajmi.net.
Ascoli: E keni lexuar aktakuzën?
Drukee: Jo nuk e kam lexuar.
Ascoli: Pra ju nuk e dini se për çfarë krime akuzohen ata?
Drukee: Jo nuk e di.
Drukee, tutje ka vazhduar me përgjigjet, ku u pyet nga prokurorja se a e dinte që më 1998-ën dhe 1999 ka pasur disa raporte për krime që dukej sikur ishin të organizuara prej UÇK-së
“Kam dëgjuar dhe kam dijeni për raporte të tilla”, u përgjigj Durkee.
Më pas, ai u pyet se a kishte dijeni për akuza për krime që janë kryer kundër personave të mbajtur në Qendrën e Ndalimit që administroheshin nga UÇK-ja më 1998-ën dhe 1999-ën.
“Kam dëgjuar për raportime të këtij lloji”, tha ai.
Teksa Ascoli, ka vazhduar edhe me pyetjet rreth sulmit të parë ajror të UÇK-së, më ’98, në Rahovec.
“Sulmi i parë ajror në Rahovec, mendohet se 85 serb janë mbajtur të ndaluar nga UÇK, ndonëse 35 sy resh u liruan, ndërsa që prej gushtit ’98, 40 persona nuk dihet ende se ku janë, pra nuk dihet për fatin e tyre”, ka lexuar Ascoli. /Lajmi.net/