Dukagjin Lipa, nderohet me çelësin e kryeqytetit
Prurja e “SunnyHill Festival”, në Kosovë pesë vite më parë nga Dukagjin Lipa, ka sjellë një frymë të re tek të rinjtë. E për këtë sot gjatë ditës Dukagjin Lipa është nderuar me çelësin e kryeqytetit si organizator i kësaj ngjarje kulturore. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një…
Lajme
Prurja e “SunnyHill Festival”, në Kosovë pesë vite më parë nga Dukagjin Lipa, ka sjellë një frymë të re tek të rinjtë.
E për këtë sot gjatë ditës Dukagjin Lipa është nderuar me çelësin e kryeqytetit si organizator i kësaj ngjarje kulturore.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook i cili tha se Dukagjin Lipa ka arritur të ndryshojë mjedisin për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.
“Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre”, ka shkruar Rama.
I pari i Prishtinës ndër të tjera tha se arti dhe kultura në Prishtinë kanë kaluar në nivel tjetër global falë punës së Dukagjin Lipës (Dugit) me Sunny Hill Festival dhe me Sunny Hill Foundation.
“Në shenjë të vlerësimit për këtë kontribut të dhënë për Kryeqytetin, nderova Dugin me Çelësin e Kryeqytetit”, ka përfunduar Rama. /Lajmi.net/