Duka para ndeshjes së madhe të Kosovës: Ndoshta sot mund të ishin dy…
Sonte ( e martë) zhvillohet ndeshja e madhe e play offit mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë për Kampionatin Botëror. Gjatë tërë ditës kishte reagime të ndryshme në përkrahje të Dardanëve. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka publikuar një postim në rrjetet sociale, duke motivuar Kosovën para përballjes së madhe. “Ndoshta…
Sport
Sonte ( e martë) zhvillohet ndeshja e madhe e play offit mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë për Kampionatin Botëror.
Gjatë tërë ditës kishte reagime të ndryshme në përkrahje të Dardanëve.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka publikuar një postim në rrjetet sociale, duke motivuar Kosovën para përballjes së madhe.
“Ndoshta sot mund të ishim dy…
por edhe kështu, jemi një
Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova
Forca djemtë tanë!”
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në ora 20:45.