Dugolli e llogarit si diçka “normale” paralajmërimin për ndërprerje të aktiviteteve të FSK-së: S’po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme

Situata problematike e furnizimit me ushqim adekuat për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar. Por nga pozita, këtë gjë po e zënë si normale. Deputeti i Vetëvendosjes Enver Dugolli, “normale” e llogariti edhe komunikimin e Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, në letrën që i dërgoi ministrisë së Mbrojtjes javën e kaluar.…

Lajme

14/10/2024 11:57

Situata problematike e furnizimit me ushqim adekuat për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar.

Por nga pozita, këtë gjë po e zënë si normale.

Deputeti i Vetëvendosjes Enver Dugolli, “normale” e llogariti edhe komunikimin e Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, në letrën që i dërgoi ministrisë së Mbrojtjes javën e kaluar.

Anipse në atë letër ndër të tjerash u paralajmërua ndërprerja e aktiviteteve të FSK-së, si shkak i kushteve joadekuate të ushqyerjes, sërish për VV-në ky është komunikim normal.

Gjatë një konferencë për media të mbajtur sot, deputeti Enver Dugolli, është pyetur për letrën e  Bashkim Jashari, drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për situatën e krijuar me ushqimin në FSK.

Dugolli ka thënë se ajo letër është komunikim zyrtar që ndodh gjithmonë mes FSK-së së dhe Ministrisë.

“Ju po i referohemi një komunikimi normal zyrtar që ndodh gjithmonë në FSK me MM. Ka pasë komunikim të tillë, do të ketë, por një gjë është e sigurt, sot është data 14 tetor, asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh, ushtarët po ushqehen, ushtarët do të kenë ushqim më të begatë e më të mirë”, tha ai./Lajmi.net/