Duelet e Barçës kundër Interit dhe Bayernit konsiderohen me rrezikshmëri të lartë – nuk ka bileta për fëmijë

Ndeshjet e Barcelonës ndaj Interit dhe Bayern Munich po konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Sipas raportimit të ‘Mundo Deportivo’, komisioni shtetëror i përhershëm kundër Dhunës, Racizmit, dhe Intolerancës në sport ka rënë dakord që të shpallë me rrezik të lartë duelin mes Barcelonës dhe Bayern Munichut, më 26 tetor në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net. Kështu,…

Sport

07/10/2022 22:32

Ndeshjet e Barcelonës ndaj Interit dhe Bayern Munich po konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportimit të ‘Mundo Deportivo’, komisioni shtetëror i përhershëm kundër Dhunës, Racizmit, dhe Intolerancës në sport ka rënë dakord që të shpallë me rrezik të lartë duelin mes Barcelonës dhe Bayern Munichut, më 26 tetor në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Kështu, mendojnë edhe për takimin Barça-Interit të mërkurën e ardhshme, më 12 tetor.

Për të dyja ndeshjet, biletat për fëmijë nuk do të jenë të disponueshme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Në ndeshjet e para ndaj rivalëve të lartpërmendur Barcelona ka pësuar dy humbje (2:0 ndaj Bayernit dhe 1:0 ndaj Interit)./Lajmi.net/