Duda Balje nuk ndryshon qëndrim, thotë se nuk e voton Sejdiun për president

Deputetja e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale, ka thënë se, përderisa nuk ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk do të votojë për kandidatin për president, Bekim Sejdiu. Bale theksoi se nuk është duke parë ndonjë mundësi se si do të zgjidhet presidenti i ri. “Unë deri tash nuk kam pas asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes…

Lajme

09/09/2026 11:14

Deputetja e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale, ka thënë se, përderisa nuk ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk do të votojë për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Bale theksoi se nuk është duke parë ndonjë mundësi se si do të zgjidhet presidenti i ri.

“Unë deri tash nuk kam pas asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kemi pas asnjë marrëveshje, asnjë takim, derisa është kështu nuk e shoh të arsyeshme me jap votën teme”, ka deklaruar ajo, para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive.