Duda Balje: Nuk besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, që dyshohet se lidhet me një kërcënim. Ajo tha se nuk janë dhënë shumë informacione dhe se alarmi mund të jetë i rremë. “Na thanë me dalë sa më shpejt prej Kuvendit, asgjë më shumë, naj alarm naj sen. S’besoj…

Lajme
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, që dyshohet se lidhet me një kërcënim.
Ajo tha se nuk janë dhënë shumë informacione dhe se alarmi mund të jetë i rremë.
“Na thanë me dalë sa më shpejt prej Kuvendit, asgjë më shumë, naj alarm naj sen. S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me kanë fake”, u shpreh Balje për media.
Evakuimi ndodhi pas një telefonate kërcënuese, ndërsa njësitë e posaçme të Policisë janë duke hetuar rastin dhe kontrolluar ambientet e Kuvendit. Deri tani nuk është konfirmuar nëse kërcënimi është i bazuar apo jo./Lajmi.net/