Dua po shijon qëndrimin në Prishtinë! Relaksohet me të dashurin në pishinë
Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew dhe anëtarët e ekipit të saj, kanë udhëtuar dje drejt Prishtinës.

ShowBiz
Këngëtarja në mbrëmje i ishte drejtuar medieve në një konferencë për shtyp, shkruan lajmi.net.
Sot, këngëtarja ka shfrytëzuar ditën për t’u relaksuar bashkë me të dashurin dhe familjen në pishinën e hotelit “Emerald”.
Lajmi.net ka siguruar një imazh ku shihen çifti teksa po merrnin rreze dielli në pishinë, bashkë me ta ishte edhe vëllai i Duas, Gjini.
Dua Lipa do të performojë nesër (e premte) në parkun e Gërmisë, ndërsa përveç saj, gjatë tri ditëve sa zgjat festivali, do të perfomojnë edhe Action Bronson, Dj. Martin Garrix e shumë artistë të tjerë. /Lajmi.net/