“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit, tregoi në një intervistë për Euronews se mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit. Ai tha se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk…

Lajme

05/07/2025 23:25

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit, tregoi në një intervistë për Euronews se mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë, ishte në pllaka. E pyeta se kush ishte, më tha ‘unë. U hodha nga dritarja’. E pyet, ‘je çun’? ‘Jam vajzë’, më tha. Kush të ka qethur? ‘Babi’. ‘Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër’”.

“Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. ‘Sa baba i mirë’, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se e kishte denoncuar i ati”, tregoi Bahri Mblloshmi.