Dua Lipa zbulon të ftuarit special në koncertin e saj virtual

Dua Lipa sjell plot befasi në koncertin e saj.

ShowBiz

24/11/2020 18:16

Pas një kohe të gjatë pauzë nga muzika, Dua Lipa po rikthehet me koncert, por kësaj radhe më ndryshe prej herave tjera, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja po planifikon që më 27 nëntor të mbajë koncert virtual, ndërsa tani është duke i bërë përgatitjet e fundit.

Përveç Duas në këtë koncert do të këndojnë edhe shumë emra të njohur të industrisë së muzikës, ndërsa biletat gjenden në shitje në shumë shtete.

Ditë më parë, Dua konfirmoi që e ftuar speciale do të jetë Miley Cyrus, me të cilën së fundi publikoi duetin “Prisoner”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërsa, me anë të disa postimeve tjera ajo njoftoi se pjesë e koncertit të saj do të jenë edhe J Balvin, Bad Bunny, Tainy dhe Kylie Minogue.

Njëri prej të lartpërmendurve, Bad Bunny me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e koncertit, ngase së fundi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)