Dua Lipa shkëlqen në kopertinën e “Harper’s Bazaar” për edicionin e shtatorit: Një ikonë në çdo kuptim

Këngëtarja dhe ikonë e stilit, Dua Lipa, ka realizuar një fotosesion të zjarrtë për edicionin e shumëpritur të muajit shtator të revistës Harper’s Bazaar US, i njohur si Icons Issue. Me anë të një seti fotosh të realizuara në Paris nga fotografi i njohur Anthony Seklaoui, Dua shfaqet e fuqishme, e rafinuar dhe plot vetëbesim…

ShowBiz

19/08/2025 22:49

Këngëtarja dhe ikonë e stilit, Dua Lipa, ka realizuar një fotosesion të zjarrtë për edicionin e shumëpritur të muajit shtator të revistës Harper’s Bazaar US, i njohur si Icons Issue.

Me anë të një seti fotosh të realizuara në Paris nga fotografi i njohur Anthony Seklaoui, Dua shfaqet e fuqishme, e rafinuar dhe plot vetëbesim – duke vulosur statusin e saj si një nga figurat më me ndikim të muzikës dhe modës sot.

Në mbishkrimin e saj në Instagram, këngëtarja shkroi: “Harper’s Bazaar, edicioni i shtatorit i xhiruar në Paris”, duke ndarë me ndjekësit pamje nga editoriali luksoz dhe provokues.

Duket qartë se Dua Lipa jo vetëm që dominon skenën muzikore, por është edhe një forcë e pandalshme në botën e modës.

Ky paraqitje vjen në një periudhë kur karriera e saj është në ngritje të vazhdueshme, dhe ajo vazhdon të mbetet një frymëzim për një brez të tërë adhuruesish që shohin te Dua kombinimin perfekt mes talentit, stilit dhe qëndrueshmërisë.