Dua Lipa shijon ecjen rrugëve të Londrës pak kohë para mbylljes
Dua Lipa ishte veshur me një xhaketë krem dhe një palë xhinse, teksa u pa në Londër.

ShowBiz
Ajo u raportua të ishte zhvendosur në Los Angeles për të qenë me të dashurin e saj Anwar Hadid, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Por, Dua Lipa u pa në Londër të mërkurën ndërsa po dilte pak kohë para mbylljes të së enjtes.
Këngëtarja, 25 vjeçe, dukej me stil derisa kishte veshur një xhaketë dhe xhinse, ndërsa kishte mbarhud një palë çizme të zeza.
Në duar po mbante një çantë jeshile, ndërsa nuk kishte harruar ta vendoste edhe një maskë me lule në fytyrë.
Autorja e hitit “New Rules”, kishte lidhur flokët lart, ndërsa sytë i mbuloi me një palë syze të errëta.
Dua dukej në humor, derisa u drejtua në sallone, pak kohë para mbylljes në mesnatë deri në muajin tjetër.
Kjo paraqitje vjen pak kohë pasi u raportua se Dua është zhvendosur në Amerikë për të jetuar bashkë me partnerin. /Lajmi.net/