Dua Lipa, Rita Ora e Ava Max, “The Economist” shkruan për suksesin e artistëve shqiptarë në Spotify
"The Economist" u ka kushtuar artikull artistëve shqiptarë dhe sukseve të tyre.
ShowBiz
Prestigjiozja britanike “The Economist” u ka kushtuar një artikull artistëve shqiptarë që po pushtojnë botën në fushën e muzikës; Rita Ora, Ava Max dhe Rita Ora, shkruan Class, transmeton Lajmi.net.
“Deri vonë, shqiptarët më të famshëm etnikë ishin Nënë Tereza dhe diktatori komunist Enver Hoxha.” “Tani këngëtarët duhet t’i shtohen shenjtorit dhe mëkatarit ” fillon artikullin revista britanike.
Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në platformën muzikore Spotify, Bebe Rexha ka 24 milionë, Rita Ora ka pasur pesë hite në vendin e parë në Britani dhe ka qenë mentore në ‘X Factor’.
Njomza Vitia, një këngëtare dhe tekst shkrues, dhe Labinot Gashi, një reper, gjithashtu kanë një audiencë globale, Era Istrefi këndoi në Kupën e Botës FIFA 2018./Lajmi.net/