Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa nisi pushimet në Shqipëri. Pas një performance energjike në natën e parë të Festivalit Sunny Hill, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga e gjithë bota, Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet në jugun piktoresk të Shqipërisë. Lajmin e…

ShowBiz

05/08/2025 22:12

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa nisi pushimet në Shqipëri.

Pas një performance energjike në natën e parë të Festivalit Sunny Hill, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga e gjithë bota, Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet në jugun piktoresk të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me famë botërore përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar.

Në imazh shfaqej një peizazh i mrekullueshëm me ujëra të kristalta dhe një perëndim dielli magjepsës, që pasqyron qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës shqiptare.

Dua i bashkëngjiti fotos një përshkrim të shkurtër, por plot emocion:

“Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi artistja.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka qenë prej vitesh një ambasadore e jashtëzakonshme kulturore për Shqipërinë dhe Kosovën. Përmes pranisë së saj ndërkombëtare, intervistave në media botërore dhe angazhimit të saj artistik, ajo ka promovuar vazhdimisht trashëgiminë, kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit të saj.

Jo vetëm që ka folur shqip në emisione televizive ndërkombëtare, por edhe ka përfaqësuar me krenari identitetin e saj në çdo hap të karrierës.

Dua Lipa së fundmi mori shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial, ajo gjithashtu ka shtetësinë e Shqipërisë dhe të Britanisë