Dua Lipa nënshkruan me brendin “Puma”
Dua Lipa nuk ndal angazhimet në botën e biznesit.

ShowBiz
Edhe pse gjatë këtij viti nuk kanë qenë aktive me koncerte, këngëtaret janë angazhuar edhe në disa fusha të tjera, shkruan lajmi.net.
Një prej tyre është edhe artistja me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka nënshkruar disa kontrata me brende të njohura, të cilat padyshim se i sjellin asaj fitime të mëdha.
Përmes postimit të fundit, Dua bëri të ditur se ka nënshkruar me brendin “Puma” si ambasadore e këtij brendi për koleksionin e ri të tyre.
View this post on Instagram
“Shumë e ngazëllyer të ju njoftoj se i jam bashkuar familjes Puma si abmasadore e brendit të tyre të ri!! Mezi pres të shihni se çfarë kemi në dyqane për ju”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Dua Lipa është “Fever”, të cilin e solli në duet me Angele. /Lajmi.net/
