Dua Lipa ndan fotografi nga katër netët e “çmendura” të festivalit “Sunny Hill”
Festivali “Sunny Hill” përfundoi dy ditë më parë dhe shumica akoma nuk e kanë marrë veten nga katër netë “të çmendura” me muzikë dhe atmosfeë të jashtëzakonshme. Edicioni i sivjetëm u rikthye pas një viti pauzë, me shumë artistë të njohur në skenën ndërkombëtare, përfshirë dhe këngëtaren shqiptare, Bebe Rexhën. Ndonëse sivjet nuk u ngjit…

ShowBiz
Festivali “Sunny Hill” përfundoi dy ditë më parë dhe shumica akoma nuk e kanë marrë veten nga katër netë “të çmendura” me muzikë dhe atmosfeë të jashtëzakonshme.
Edicioni i sivjetëm u rikthye pas një viti pauzë, me shumë artistë të njohur në skenën ndërkombëtare, përfshirë dhe këngëtaren shqiptare, Bebe Rexhën.
Ndonëse sivjet nuk u ngjit në skenën përformuese, Dua Lipa nuk mungoi në asnjërën prej netëve të festivalit.
Familja e saj, i dashuri i saj, madje edhe miqtë e Duas u bënë një me atmosferën dhe turmën që shijoi një eksperiencë të papërsëritshme.
Dy ditë pasi ka përfunduar festivali, Dua vazhdon të ndajë me ndjekësit e saj momente nga ky edicion.
Këto janë fotografitë që ka postuar Dua:







