Dua Lipa mbulohet me flamurin kuq e zi në “Sunny Hill”

Dua Lipa të shtunën ka performuar në natën e parë të festivalit "Sunny Hill".

ShowBiz

12/08/2018 08:18

Edhe mbrëmë, këngëtarja ka qenë e pranishme në Gërmi, për të ndjekur nga afër performancat e artistëve tanë, shkruan lajmi.net.

Ajo bashkë me të dashurin dhe familjen u argëtua deri në orët e vona, ku shijoi çdo këngë të koncertit.

Në një moment, ajo merr një flamur kombëtar dhe mbulohet me të, meqë rast i gjithë publiku që po shihnin nga afër atë brohorisnin.

Kujtojmë që festivali këtë vit përveç Dua Lipës solli edhe emra të tjerë siç janë Action Bronson, G4shi, Stanaj dhe Martin Garrix. /Lajmi.net/