Dua Lipa kthehet në studio për të punuar rreth albumit të ri

Dua Lipa po punon në mënyrë intensive.

ShowBiz

23/04/2019 16:45

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është në përgatitje të albumit të saj më të ri për të cilin po punon shumë, shkruan lajmi.net.

Përveç turneut nëpër vende të ndryshme të botës, këngëtarja shumicën e kohës po qëndron në studio dhe këtë e dëshmon falë imazheve të cilat i publikon nëpër rrjete sociale.

“U ktheva këtu”, shkruan pranë një të fundit që e ka postuar në Instastory, foto në të cilën duket tejet energjike.

Ajo ndër të tjera po e shijon suksesin e “New Rulet”, këngës që ka arritur shifër tejet të madhe klikimesh në Youtube./Lajmi.net/

YouTube player