Dua Lipa konfirmon koncertin në Prishtinë (FOTO)
Dua Lipa do të performojë në Prishtinë.
ShowBiz
Dua Lipa më në fund performon në vendlindje.
Këngëtarja e cila kohët e fundit po merr vëmendjen e madhe në skenën botërore të muzikës, do të vijë në vendlindje për të performuar për përkrahësit e saj, shkruan lajmi.net.
Pas lajmeve që kanë qarkulluar ditët e fundit për këtë koncert, është vet Dua që ka konfirmuar këtë në profilin e saj në Instagram, dhe atë me anë të një afisheje reklamuese.
Koncerti nga Dua do të mbahet më 9 gusht në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Këngëtarja ka shkruar me shkronja të mëdha se ‘menzi po e pret’ koncertin dhe se më në fund do të perfomojë në atdhe./lajmi.net