Dua Lipa falënderon të gjithë për përkrahjen e ‘Sunny Hill Festival’, sjell pamje nga konferenca

Dua Lipa së bashku me ekipin e saj dhe me të dashurin dje kanë arritur në Prishtinë.

ShowBiz

09/08/2018 11:22

Para performancës në koncertin “Sunny Hill Festival”, Dua mbajti një konferencë drejtuar mediave ku ka folur rreth festivalit, shkruan lajmi net.

Bashkë me të ishte edhe babai i Duas, Dukagjini të cilët treguan për misionin e Sunny Hill dhe artistët e tjerë që do vijnë në vijim.

Para pak çastesh, Dua ndau disa fotografi me ndjekësit nga konferenca e mbrëmshme ku falënderon të gjithë ata që e përkrahin “Sunny Hill Festival”.

“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Ndërsa, nesër pritet të jetë një festival madhështor në performancën e artistes Lipa, e shumë këngëtarëve të tjerë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmQKkOiFsEy/?hl=en&taken-by=dualipa