Dua Lipa e ‘çmend’ Londrën (Foto)

Është turneu i saj i parë nëpër disa vende, dhe kësisoj ka ardhur deri te i fundit. Dua Lipa, emri që po ngjitet fuqishëm në skenën botërore, ka përfunduar në Londër turneun e saj të parë.

ShowBiz

03/02/2016 12:59

“Ishte çmenduri. Londër, faleminderit për natën e fundit të turneut tim. Nuk më besohet gjithçka është përfunduar. Mezi po pres të kthehem në skenë. Deri tash 2016-ta ka qenë fantastike”, ka shkruar Dua Lipa në rrjetin e saj facebook.

Dua së fundmi udhëtoi në shtete të ndryshme në Evropë dhe në Amerikë, për të promovuar disa prej këngëve të saj. Ajo ishte edhe pjesë e garës në BBC Sound of 2016, ndërsa është pozicionuar mirë në toplistat gjermane e bullgare po ashtu. /KultPlus.com