Dua Lipa arrin tjetër sukses me “Levitating”

Dua Lipës nuk po i ndalen sukseset me projektet e reja.

ShowBiz

07/11/2020 11:38

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, aktualisht është ndër emrat më të kërkuar në industrinë e muzikës, shkruan lajmi.net.

Artistja, me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating” në duet me DaBaby, ka shënuar një sukses të ri.

Ajo është certifikuar me pllakatën e argjendtë, andaj shprehet tejet e lumtur për këtë arritje.

Ndryshe, ylli gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën “Fever”, e cila ka marrë afro 3 milionë klikime për pak orë. /Lajmi.net/