Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar për arritjen e dronëve kamikazë “Skydagger”. Kurti ka publikuar pamjet nga Aeroporti i Prishtinës, ku edhe kanë arritur këta dronë. Kurti tha se kontrata u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë turke. “Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar për arritjen e dronëve kamikazë “Skydagger”.
Kurti ka publikuar pamjet nga Aeroporti i Prishtinës, ku edhe kanë arritur këta dronë.
Kurti tha se kontrata u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë turke.
“Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrinë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.
Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët.
Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.
Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.
Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion.