Dronë, motoristë dhe dhurata, Policia qendron pranë fëmijëve në ditën e tyre
Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbarë vendin për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke afruar fëmijët me punën dhe misionin e institucionit të sigurisë. Aktivitetet u zhvilluan në lokacione të ndryshme dhe përfshinë demonstrime të njësive policore, vizita, programe kulturore dhe shpërndarje dhuratash simbolike për fëmijët. Në…
Lajme
Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbarë vendin për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke afruar fëmijët me punën dhe misionin e institucionit të sigurisë.
Aktivitetet u zhvilluan në lokacione të ndryshme dhe përfshinë demonstrime të njësive policore, vizita, programe kulturore dhe shpërndarje dhuratash simbolike për fëmijët. Në këto aktivitete morën pjesë drejtuesit e lartë të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite, përfaqësues të Policisë vizituan Spitalin Pediatrik në QKUK, ku u shpërndanë dhurata simbolike për fëmijët e hospitalizuar.
Festimet vazhduan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në drejtoritë rajonale, ku nxënës dhe fëmijë nga qendra kulturore prezantuan valle, poezi dhe pika muzikore. Një atmosferë të veçantë krijuan edhe demonstrimet e njësive speciale, përfshirë lëshimin me litar nga ndërtesa, operimin me dronë policorë, si dhe paraqitjen e njësisë së motoristëve dhe automjeteve policore.
Aktivitete u zhvilluan edhe në Kampin “Enver Zymeri”, ku fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër aftësitë profesionale të njësive të specializuara në operimin me dronë dhe pajisje të tjera moderne.
Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë sigurinë, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke uruar të gjithë fëmijët për 1 Qershorin dhe duke garantuar se do të vazhdojë të jetë një mburojë e sigurt për të ardhmen e tyre.