Drogë në kutinë e çorapeve, arrestohet shqiptari

Drogë në kutinë e çorapeve, arrestohet shqiptari

Lajme

01/02/2016 19:05

Policia italiane ka arrestuar një 28 vjeçar shqiptar që merrej me tregti.

Mediat në Itali shkruajnë se ai u ndalua nga policia në një kontroll rutinë.

Nervozizmi i shfaqur prej tij bëri që karabinierëve t’u lindnin dyshimet.

Pas kontrollit në automjet, policia italiane zbuloi 1.4 kilogramë marijuanë të fshehur në kutinë e çorapeve.

28 vjeçari, Adnan Teqja u arrestua dhe u dërgua në burgun e Chietit.