Drogba: Sot është ndeshja ime e fundit me Chelsean

Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka konfirmuar se ai sot do të luaj ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Bluve të Londrës.

Sport

24/05/2015 13:40

Didier Drogba ka konfirmuar se sot, ai do të luaj ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Chelseas.

“Unë dua të luaj për së paku edhe një sezon tjetër, dhe nëse dua të luaj më shumë futboll atëherë e ndiej se duhet të shkoj në ndonjë skuadër tjetër”.

“Të gjithë tifozët e njohin dashurin time për Chelsean, dhe shpresoj të kthehem te kjo skuadër në të ardhmen në ndonjë rol tjetër”, përfundoi Drogba.