Drogba: Abraham mësoi nga unë

Tammy Abraham është ylli i Chelsea që po merr vëmendjen e të gjithëve.

Sport

20/09/2019 17:15

Abraham e ka nisur për mrekulli sezonin në Premierligë, duke justifikuar besimin e dhënë nga Frank Lampard.

21 vjeçari ka shënuar shtatë herë në pesë ndeshjet e para të Premierligës, por duket se ai ka mësuar nga legjenda e Chelsea, Didier Drogba.

“Ata vinin dhe shikonin stërvitjet tona, besoj se ata kanë mësuar nga disa prej aftësive tona” ka thënë fillimisht Drogba, për Abraham, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam aspak i befasuar nga ajo që kam parë nga Tammy Abraham” ka thënë tutje legjenda e Chelsea.

Drogba është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e klubit të Chelsea. Legjenda ka dhënë ‘dritë jeshile’ edhe për Abraham. /Lajmi.net/