Driton Selmanajt i jepet një detyrë e re nga Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj kanw mbajtur tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ARE 2).

Lajme

28/10/2020 12:48

Hoti gjatës diskutimit me shoqërinë civile sot tha se “Zëvendëskryeministri Selmanaj do të mbuloj pjesën e integrimeve evropiane, pra do të jetë zëvendës kryeministër për çështje të integrimeve evropiane”.

“Ai ka përvojë të gjatë në shoqërinë civile, besoj me shumicën prej jush njihet edhe personalisht, ose mund të keni punuar bashkë”.

Përderisa shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog tha se prioritet i Agjendës së Reformave Evropiane (ARE 2) është zbatimi i reformave legjislative dhe qeverisja e mirë.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se roli i organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e reformave është i dobishëm, raporton EO.

“Prioritet janë rezultatet e përpjekjeve për të intensifikuar reformat që dalin nga MSA-ja. Shtylla e parë është qeverisja e mirë ku preket luftimin i korrupsionit e krimit të organizuar”.

“Hartimi i planit të veprimit është sfidë më vete. Roli i organizatave të shoqërisë civile është i dobishëm”.