Driton Kuka “shpërthen” ndaj Qeverisë së Kosovës (FOTO)

Kuka ka shpërthyer ndaj Qeverisë së Kosovës, i cili ndjen se sporti është lënë pas dore.

Sport

28/07/2017 17:27

Driton Kuka, trajneri i fitueses së medaljes së Artë Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuka ndjen se Qeveria ka lënë krejtësisht anash sportin e Kosovës, çka edhe po mungojnë rezultatet, për dallim nga Majlinda që gjithmonë ka triumfuar në sportin e Xhudos.

Postimi i plotë i Kukës:

A din kush çka o ka ndodh me Sportin e shtetit tonë, a po bajnë hajgare vetëm me federatën tonë që s’ka rezultate aspak vetëm medalje të artë Olimpike apo me krejt !!!?

Çka po ndodh me obligimet ndaj federatave ku është Ministria e Financave se në Ministri të Sportit na thanë që aty është problemi, a keni njohuri që prej Marsit e keni bllokuar federatën e xhudos!!!!!!

Tmerr, kurrë se kam imagjinuar që kjo mund të na ndodh edhe pas Medaljes së artë Olimpike!!!!!

Tash janë kryer zgjedhjet e punët me interes për shtetin s’janë interesant ma, me siguri rrogat vetes ja qitni me rregull apo jo ?