Driton Kuka reagon pas keqpërdorimit të emrit të tij
Driton Kuka, trajneri kosovar i xhudos ka reaguar ndaj një audio ku pretendohet se ai fliste me një grua. Kuka me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook demantoi gjithçka, pasi sipas tij, videoja e publikuar ishte para 15 viteve dhe ishte bërë në dikush që fliste në telefon me emrat e…
Sport
Driton Kuka, trajneri kosovar i xhudos ka reaguar ndaj një audio ku pretendohet se ai fliste me një grua.
Kuka me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook demantoi gjithçka, pasi sipas tij, videoja e publikuar ishte para 15 viteve dhe ishte bërë në dikush që fliste në telefon me emrat e njerëzve të ndryshëm, shkruan lajmi.net.
Kuka njoftoi gjithashtu se për këtë rast ka lajmëruar edhe organet e drejtësisë.
“Ky njeri që po e postoj më poshtë ka postuar në fb të tij një audio që është realizuar nga një njeri që ishte i njohur për hajgaret e tij në tel në emër të njerëzve të ndryshëm! E kishte ba një thirrje telefonike në emër timin tash e 15 vite më parë. Po e postoj audion në të cilën ky njeri më poshtë i është referuar që e kam ba unë me të cilën shihet për çka bahet fjalë! Për më tepër kam lajmëruar organet e drejtësisë për rastin”, shkroi Kuka në Facebook./Lajmi.net/