Driton Kuka reagon ashpër për mungesën e medaljeve në Lojërat Evropiane
Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer me mungesën e medaljeve të sportistëve kosovar në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov të Polonisë. Kuka ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ndë4r të tjera ka bërë thirrje që Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës të kujdesen që njerëzit që…
Sport
Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer me mungesën e medaljeve të sportistëve kosovar në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov të Polonisë.
Kuka ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ndë4r të tjera ka bërë thirrje që Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës të kujdesen që njerëzit që nuk kanë të bëjnë me sportin te qëndrojnë sa më larg këtyre ngjarjeve sportive, por që aty të ketë njerëz kompetent në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e boksieres Donjeta Sadiku e cila arriti deri në çerekfinale, por që mbeti pa medalje, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se mbështetja nga MKRS-së dhe KOK-ut për sportet nuk po mungon, por rezultatet nuk po shihen.
Ky është reagimi i plotë i Kukës në Facebook:
“Kosova si duket do mbes pa medalje.
Komplimente boksieres Sadiku që pati prezantim dinjitoz dhe u afrua te medalja, tjerët ishin shumë larg medaljeve e në anën tjetër nga media të ndryshme e besa edhe institucione sportive u munduan disa rezultate të paraqiten si të mëdha e në anën tjetër ato janë pa vlerë e shumë larg medaljeve!
Jepini fund lojës me fjalë kjo nuk na bën nder!
Për sinqeritet Ministria edhe KOK materialisht po përkrahin më shumë se kurrë sportistët e trajnerët por rezultatet janë duke munguar.
Gjithmonë atje në gara shihen persona që janë zyrtar por në fakt askush se kupton në çfarë roli janë dhe pse janë shkuar kur as sportet e tyre që u përkasin nuk janë pjesë e garave!
Federata e KOK të kujdeset që të afroj profesionistë nga lëmia e sportit për ti avancuar rezultatet e jo njerëz që në sport janë aksidentalisht!
Nuk po e zgjas ma shumë por të kuptohet drejt gjendja e sportit dhe si të ecet përpara, ktheni njerëz me vlera në institucione sportive!
Në fund Kuka ka postuar një fotografi të Majlinda Kelmendit në finalen e Lojërave Evropiane 2019 në Minsk ku kishte mposhtur Rusen Kuzjutina”./Lajmi.net/