“Dritë për komunat” – Ramush Haradinaj falënderon 87,358 qytetarët që e votuan AAK-në në zgjedhjet lokale

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në partitë e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan: “Ju faleminderit të gjithë 87.358 qytetarëve të Republikës së Kosovës që besuat në vizionin tonë, dritë…

Lajme

24/10/2025 16:48

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në partitë e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan: “Ju faleminderit të gjithë 87.358 qytetarëve të Republikës së Kosovës që besuat në vizionin tonë, dritë për komunat. Faleminderit Aleancë.”, transmeton lajmi.net.

Ky numër përfaqëson votat totale të fituara nga AAK-ja në të gjitha komunat ku ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale./lajmi.net/