Drita prezanton përforcimin e ri
Skuadra kosovare Drita ka zyrtarizuar blerjen më të re, ukrainasin Denys Kostyshyn. Denys vjen nga superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trenerin Ramadani. Denys është lojtarë me tipare ofenzive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofenziv por që mund të luaj edhe në krahët e fazës sulmuese. Denys…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/96121739531883.jpg)
Sport
Skuadra kosovare Drita ka zyrtarizuar blerjen më të re, ukrainasin Denys Kostyshyn. Denys vjen nga superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trenerin Ramadani.
Denys është lojtarë me tipare ofenzive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofenziv por që mund të luaj edhe në krahët e fazës sulmuese.
Denys në kampionatin e ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist, Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur se Kostyshyn ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026.