Drita nuk shkon e vetme në Podujevë, “Intelektualët” paralajmërojnë udhëtim masiv
Drita këtë mesjavë do ta zhvillojë një tjetër “betejë” të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi që tanimë po drejtohet nga trajneri grek, Akis Vavalis të enjten do ta vizitojë Podujevën për t’u ndeshur me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.…

Sport
Drita këtë mesjavë do ta zhvillojë një tjetër “betejë” të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi që tanimë po drejtohet nga trajneri grek, Akis Vavalis të enjten do ta vizitojë Podujevën për t’u ndeshur me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.
Futbollistët e tre herë kampionëve të Kosovës nuk do të jenë të vetëm në këtë takim të vështirë në “letër”.
Tifogrupi i madh i Dritës, “Intelektualët” kanë paralajmëruar udhëtim masiv drejt Podujevës për këtë përballje.
Ata në faqen zyrtare të tifogrupit kanë ftuar gjithë anëtarët t’iu bashkohen në këtë udhëtim.
POSTIMI I PLOTË:
Të Enjten shkojmë në Podujevë!
Mblidhemi te stadiumi “Selami Osmani”, ora 12:00, nga ku në ora 12:30 nisemi në mënyrë të organizuar për udhëtimin e rradhës. Nuk ka tolerime me oraret!
Shkojmë së bashku, për tre pikë të reja, shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Ftojmë krejt antarët e grupit, që pasnesër të mos mungojnë dhe të impenjohemi maksimalisht, në mbështetje të djelmoshave tanë Bardhë e Kaltër.
Krenaria e Qytetit ka nevojë për ne, për ty dhe për përkrahjen e të gjithë Intelektualëve dhe qytetit. Le t’a rikthejmë në festë këtë transfertë, ashtu siç dimë vetëm ne. Le të jemi përsëri motivi kryesor për të vetmin klubin që dashurojmë!
N’zemrën tonë veq TI je./Lajmi.net/