​Drita mëson sot kundërshtarin në Ligës së Kampionëve

Klub i futbollit Drita, që u shpall kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2024/25, do ta mësojë sot kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Kundërshtari i skuadrës nga Gjilani do të dal nga shorti që do të hidhet nga ora 14:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Skuadra e…

Sport

17/06/2025 08:59

Klub i futbollit Drita, që u shpall kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2024/25, do ta mësojë sot kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i skuadrës nga Gjilani do të dal nga shorti që do të hidhet nga ora 14:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani, ndodhet në vazon bartëse të kësaj faze të garës dhe mund të përballet me skuadra si:

Inter Club d’Escaldes (Andorra)

Levadia Tallinn (Estoni)

Dinamo Minsk (Bjellorusi)

Hamrun Spartans (Maltë)

Kairat Almaty (Kazakistan)

Milsami Orhei (Moldavi)

Differdange 03 (Luksemburg)

Iberia 1999 (Gjeorgji)

Vikingur (Ishujt Faroe)

Shelbourne (Irlandë)

Virtus (San Marino)

Shkëndija (Maqedonia e Veriut)

Egnatia (Shqipëri)

Kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë e Dritës në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, pas dy përvojave të mëparshme që kanë sjellë përvojë dhe besim në arenën ndërkombëtare.