Drita me lehtësi mposht Feronikelin
Drita ka mposhtur me lehtësi Feronikelin në kuadër të xhiros së 28 në Superligën e Kosovës.

Sport
Drita mposhti me rezultat të thellë 5:0 Feronikelin. Ekipi nga Gjilani e vendosi fituesin qysh në pjesë të parë.
Serinë e golave e filloi Simonovski, i cili i dha Dritës epërsinë në minutën e 12` të ndeshjes.
Për golin e dytë u përkujdes Kryeziu, në minutën e 25`, shkruan lajmi.net.
Ishte minuta e 34` kur Namani shënoi për 3:0 për ekipin e Gjilanit.
Pas vetëm tre minutave, Simonovski shënoi golin e katërt të takimit dhe të dytin personal.
Kështu Drita e mbylli pjesën e parë me këtë epërsi të madhe.
Pjesa e dytë gjithashtu pati raste nga ekipi gjilanas. Në minutën e 70` të ndeshjes shënoi Muharrem Jashari, golin e pestë në këtë takim.
Pas kësaj fitore Drita ngjitet në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Feronikeli thellohet edhe më shumë në vendin e fundit, me 12 pikë gjithsej./Lajmi.net/