Drita – Malisheva, formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Drita – Malisheva, e vlefshme për xhiron e 30 të BKT Superligës.

Sport
Të dyja skuadrat luajnë për fitore, anipse me objektiva diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën.
Drita edhe pse me 11 pikë diferencë nga lideri, Ballkani, ende po tenton që të paktën të mos dorëzohet para kohe, ndërsa Malisheva kërkon t’i shkëputet sa më shumë zonës që e dërgon një kategori më poshtë.
Aktualisht mysafirët gjendet në vendin e gjashtë dhe me një fitore eventuale sot, do të ngjiteshin, të paktën përkohësisht, në vendin e pestë mbi Prishtinën.
Lajmi.net më poshtë jua përcjell formacionet zyrtare. /Lajmi.net/