Drita fiton kundër Prishtinës së Re – i afrohet kreut të tabelës
Ka përfunduar dueli i javës së 14-të në Superligën e Kosovës, ku Drita ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re, me rezultat 0:2. Skuadra gjilanase siguroi pikët e plota falë golave të Rron Brojës në minutën e 21-të dhe Kristal Abazajt në minutën e 53-të, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në…
Sport
Ka përfunduar dueli i javës së 14-të në Superligën e Kosovës, ku Drita ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re, me rezultat 0:2.
Skuadra gjilanase siguroi pikët e plota falë golave të Rron Brojës në minutën e 21-të dhe Kristal Abazajt në minutën e 53-të, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, transmeton lajmi.net.
Me këtë triumf, Drita ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe barazon Ballkanin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Prishtina e Re vazhdon të mbetet në fund të tabelës me vetëm 9 pikë./lajmi.net/