‘Dridhet’ PSG-ja, Neymar humb ndeshjen e parë ndaj Barcelonës dhe rrezikon edhe kthyesen
Ylli i PSG-së, Neymar nuk do jetë i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Barcelonës.
Sport
Braziliani dje në fitoren ndaj Caen pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet nga fusha, shkruan lajmi.net.
Sipas L’Equipe, ky lëndim është i shkallës së dytë dhe do ta mbajë jashtë fushe për rreth katër javë.
Nuk është vetëm kjo zhgënjyese sepse Neymar rrezikon të mos paraqitet edhe në ndeshjen kthyese në “Parkun e Princave” me 10 mars 2021.
Ky është lajm mjaftë i keq për PSG-në, skuadër e cila do ta këtë mjaftë të vështirë kalimin në fazën tjetër pa yllin e tyre duke marrë parasysh edhe formën e mirë te Barcelonës./Lajmi.net/