Dridhet FIFA, arrestohen gjashtë zyrtarë
Një skandal i madh e ka goditur FIFA-n, gjashtë zyrtarë të futbollit janë arrestuar nën akuzën për korrupsion.
Sport
Gjashtë zyrtarë të futbollit janë arrestuar në një hotel në Zurich, mbi akuza për korrupsion në FIFA.
Të dyshuarit, ku thuhet se përfshihet një nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, janë marrë në mbajtje, para transferimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Akuzat kanë të bëjnë me shpëlarje parash dhe keqpërdorime të ndryshme.
Anëtarët e FIFA-s do të mblidhen në Zurich për takimin e tyre vjetor të premten, ku Sepp Blatter kërkon mandatin e pestë si president.
Mirëpo, Blatter nuk besohet se është në mesin e të arrestuarve.