“Dridhet” Barcelona, vijnë 150 milionë euro për Suarezin (FOTO)

Manchester United është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez.

Sport

05/11/2016 09:00

Luis Suarez është në negociata për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Por, Manchester United nuk ndalet në përpjekje për transferimin e tij.

“Red Deviils” janë të gatshëm të paguajnë 150 milionë euro për blerjen e Suarezit, raporton “The Sun”.

Suarez ka kontratë me kampionin e La Ligës deri më 2019, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, Barcelona vështirë se do ta lejojë largimin e tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.