Driblimi i vitit në Premierligë vjen nga sulmuesi i Newcastle – turpëroi kundërshtarët një nga një

Newcastle United mori një tjetër fitore të madhe në objektivin e tyre për të mbetur në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Ekipi i Newcastle United triumfoi thellë 1:4 në udhëtim te Evertoni mbrëmjen e të enjtes, në kuadër të javës së 33-të në Premierligë, shkruan lajmi.net. Përveç katër golave…

Sport

28/04/2023 10:30

Newcastle United mori një tjetër fitore të madhe në objektivin e tyre për të mbetur në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Ekipi i Newcastle United triumfoi thellë 1:4 në udhëtim te Evertoni mbrëmjen e të enjtes, në kuadër të javës së 33-të në Premierligë, shkruan lajmi.net.

Përveç katër golave të realizuar, ishte një solo-aksion i sulmuesit Isak që mori vëmendje të madhe.

Reprezentuesi suedez u inkuadrua në lojë në minutën e 74-të dhe iu deshën vetëm shtatë minuta të lë gjurmë, përkundër se nuk shënoi.

Isak turpëroi kundërshtarët e tij të Evertonit me një aksion të nis nga vet ai në krahun e majtë. Isak kaloi një nga një lojtarët e Evertonit, madje disa nga ta përreth vijës së fundit.

Isak pasi hyri në zonë dërgoi topin te bashkëlojtari i tij Murphy që e pati fare të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë për golin e katërt të Newcastle United.


Në fund, pas golit të shënuar të gjithë lojtarët përqafuan Isak pasi ishte më meritori në golin e katërt.

Newcastle United zë vendin e tretë me 62 pikë, dy më shumë se Manchester United në vendin e katërt./Lajmi.net/