Drenori mendon që njerëzit e Thaçit nuk e mbështetën Lladrovcin

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për fushatën zgjedhore në Drenas, pjesë e së cilës u bënë edhe zyrtarët e nivelit qendror.

Lajme

07/12/2016 21:40

Ai ka thënë se pjesëmarrja në fushatë e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë pjesë e kabinetit qeverisës, i ka ndihmuar kandidatit të tyre, Ramiz Lladrovci, që të tubojë vota, dhe ka ndikuar që shumë njerëz të binden të mos votojnë kundër tij.

Drenori në emision “Komiteti” ka thënë se njerëzit e ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, tash president i vendit, nuk e kanë përkrahur zgjedhjen e Lladrovcit si kandidat për kryetar të komunës, por megjithatë kanë marrë pjesë në fushatën e tij, sepse ndjeheshin të obliguar.

Këtë përkrahje nga njerëzit e Thaçit, Drenori në “Komiteti” e ka quajtur si përkrahje të zorit.